Humbi 3 fëmijët nga tërmeti, mesazhi prekës i babait: Viktima të lakmisë sonë

17 Shkurt 2023 | 10:11

Një dëshmi e trishtë e një babai që humbi 3 fëmijët e tij nga tërmeti vjen nga Turqia.

Osman Demirel, një banor i qytetit të Kahramanmarasit, tha se është lakmia e njerëzve ajo e cila e rriti shkallën e fatkeqësisë natyrore në Turqi.

Teksa shpjegoi dhimbjen e madhe që ka përjetuar, Demirel e drejtoi gishtin drejt njerëzve për këtë tragjedi: “Ne jemi bërë viktima të lakmisë dhe ambicieve tona”, tha ai.

Duke shtuar: “Kemi paguar mijëra lira për shtëpitë që nuk vlejnë aq shumë. Prandaj jemi bërë viktima të mosmirënjohjes dhe lakmisë sonë. Zoti na kujtoi se është pronar i pronës”.

Si pasojë e tërmetit ndërtesa 6 katëshe ku banonte familja e tij, u shkatërrua plotësisht.

Demirel, i cili banonte në atë pallat, mundi t’i shpëtonte tragjedisë pasi ishte në punë në atë orar.

Tre fëmijët e tij humbën jetën në rrënoja, ndërkohë që gruaja e tij shpëtoi vetëm me disa lëndime të lehta trupore.

Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin, Turqia ka regjistruar mbi 38 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026