Humbja 44 mln euro për rrugën Tiranë-Elbasan, Braçe i ashpër: Të hetohet nga e para, politika angazhohet të fshehë krimin

14 Shtator 2020 | 19:38

Shqipëria ka humbur një tjetër gjyq në arbitrazh, dhe kësaj here me kompaninë greke ”Aktor” për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Taksapaguesit shqiptarë, për shkak të mosrespektimit të pagesave ndaj kompanisë në fjalë janë të obliguar të paguajnë 44 milionë euro.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe foli për këtë pjesë në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania. Ai i bëri thirrje prokurorisë që kjo kontratë të hetohet nga e para, duke shtuar se përgjegjësit duhet të japin llogari të menjëhershme para ligjit. Numri dy në qeverinë e Rama, u shpreh se politika në Shqipëri është angazhuar dhe po përpiqet të fshehë krimin e korrupsionin.

“Në rastin e rrugës Tiranë-Elbasan kanë lidh kontratë për 293 mln euro, dhe në fund kostoja ka shkuar 450 mln euro. Unë dua që kjo rrugë të hetohet, të hetohet nga e para. Qoftë kjo kompani, qoftë ky zyrtari i shtetit, qoftë ky ministër të shkojë para përgjegjësisë penale. Ndërkohë ajo që meriton vëmendje, dhe prandaj meriton prokurorinë dhe gjykatën, është politika që angazhohet të fshehë krimin”, shtoi ai.

Mes tjerash, z. Braçe tha se Partia Socialiste synon të fitojë një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Sipas tij, reforma më me peshë, e cila është kryer nga mazhoranca aktuale është ajo e reformës në drejtësi. Për Braçen, kjo reformë duhet parë si “kali i betejës” nga Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë mendoj që jo gjithçka e ka bërë mirë në radhë të parë. Partia Socialiste ka bërë në këtë vend gjëra, reforma, vepra, të cilat me thënë të drejtën ata para nesh nuk kishin dëshirën as kurajën t’i bënin. Po flas për reformën territoriale, reforma në drejtësi, që për mua është reforma e mandatit të tretë”, tha Braçe.

Lexoni gjithashtu: 

Punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, PS ia faturon humbjen €44 milionë në arbitrazh abuzimeve nga PD dhe LSI

Arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan, PD: Shteti shqiptar do të paguajë 44mln euro

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021