Humor dhe mister, komedia “Shumë pak vrasës” ndez skenën e teatrit Skampa në Elbasan
Në Teatrin “Skampa” në Elbasan, regjisorja Rozi Kostani ka ngjitur në skenë komedinë “Shumë pak vrasës”.
Loja e aktorëve, aq surprizuese sa edhe enigmatike, ka mbajtur publikun të angazhuar dhe të qeshur, duke ofruar shumë momente humori.
Ngjarjet vendosen në një sallon bukurie, ku ndodh një vrasje, ndërkohë që dëshmitarët përpiqen ta hedhin fajin tek njëri-tjetri, ndërsa një dedektiv kërkon ndihmën e publikut për të zgjidhur çështjen.
Loja e mrekullueshme e aktorëve ka mbajtur publikun të angazhuar, i cili vështirë se pushonte nga të qeshurat. Kjo ka lumturuar së tepërmi regjisorën Rozi Kostani. Edhe aktorët, në përfundim të shfaqjes, nuk e mohuan lumturinë që u shkaktoi vlerësimi i publikut.
Pas premierës, komedia “Shumë Pak Vrasës” do të vihet sërish në skenë më 29 nëntor në Teatrin “Skampa”, ndërsa prej 1 dhjetorit do të udhëtojë drejt qyteteve të tjera të vendit.

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:27 SHBA-të nisin sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë