Hungaria do të votojë në mars për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Ligjvënësit hungarezë do të votojnë për aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë në fillim të marsit, thuhet në agjendën parlamentare të publikuar më 22 shkurt.
Debati parlamentar për pranimin e këtyre dy shteteve në aleancën ushtarake perëndimore do të zhvillohet javën e ardhshme dhe votimi – i ndarë për secilin shtet – do të mbahet nga 6 deri më 9 mars, thuhet në ueb-faqen e Parlamentit të Hungarisë.
Turqia dhe Hungaria janë dy shtetet e vetme të NATO-s që ende nuk kanë ratifikuar aplikimet për anëtarësimin e shteteve nordike. Që këto dy shtete të bëhen pjesë e aleancës, duhet që parlamentet e 30 shteteve anëtare të ratifikojnë aplikimet e tyre.
Hungaria ka sinjalizuar se pret që të miratojë aplikimet e Suedisë dhe Finlandës, duke deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim, shkruan REL.
Afati i fundit për ratifikim është shtyrë disa herë, dhe shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Hungaria fillimisht duhet të miratojë në Parlament disa reforma kundër korrupsionit, para se “Parlamenti të trajtojë çështjen e NATO-s”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë