Hungaria kundër BE-së për embargon ndaj naftës dhe gazit rus
Hungaria ka ripërsëritur qëndrimin e saj se është kundër propozimit të Bashkimit Europian për të vendosur embargo ndaj naftës dhe gazit rus.
Zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs tha se Hungaria nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se nuk e mbështet embragon, shkruan BBC.
Një embargo ndaj naftës dhe gazit rus është duke u konsideruar nga Komisioni Europian në raundin e gjashtë të sanksioneve ndaj Moskës.
Ministrat e Energjisë të vendeve anëtare shpresojnë që të arrijnë në një qëndrim të unifikuar teksa pritet të zhvillohen bisedime këtë javë.
Pak ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se vendi i tij do ta paguajë në rubla naftën dhe gazin rus.
Sipas tij, nuk ka burime apo rrugë alternative që i mundëson Hungarisë të ndalojë importimin e energjisë ruse në vitet e ardhshme.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje që vendet jomiqësore me Rusinë duhet të paguajnë gazin në monedhën vendase, rubla.
LEXONI GJITHASHTU
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave
- 19:00 Presidenti turk pret shefin e NATO-s, në pritje të samitit në Ankara