Hungaria paralajmëron padi ndaj Komisionit Evropian
Qeveria e Hungarisë do të ndërmarrë veprime ligjore kundër krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian nëse nuk mund të arrihet marrëveshje për fondet e BE-së për programet universitare për studime jashtë vendit.
Zyrtari hungarez, Gergely Gulyas, shef i stafit të kryeministrit, tha se vendimet e fundit të Komisionit Evropian për të ndërprerë fondet për programin e këmbimit të studentëve, Erasmus, në shumë universitete hungareze janë “të papranueshme dhe të patolerueshme”, shkruan REL.
Gulyas shtoi se Qeveria e Hungarisë do të ofrojë financim të programit nëse fondet e BE-së nuk arrijnë, por do ta dërgojë këtë rast në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, nëse Budapesti dhe Brukseli nuk arrijnë një kompromis për këtë çështje.
Ndërprerja e financimit do të prekte studentët hungarezë që studiojnë jashtë përmes programit të BE-së, Erasmus, por edhe financimin për hulumtime në shumicën e universiteteve hungareze
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës