Hyjnë në fuqi masat e reja, dhjetëra persona kthehen pas në Qafë-Thanë

6 Shtator 2021 | 09:42

Dhjetëra persona janë detyruar të kthehen pas në Qafë-Thanë, pasi janë ndeshur me masa kufizuese anti-COVID, të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme në pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë.

Udhëtarët që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë test PCR negativ brenda 72 orëve, test antigjen brenda 48 orëve, pasaportë vaksnimi, ose vërtetim të kalimit të COVID-19 jo më vonë se brenda 6 muajve. Këto masë janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç.

Mëngjesin e sotëm në Qafë-Thanë dhjetëra familje janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion mjek thotë për mediat se kjo është anormale. Sipas tij, është krim t’i bësh fëmijës rapid test, kur në Maqedoni të Veriut dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

“Ndërkohë që ky tampon në Maqedoni kushton 2 euro, në Qafë-Thanë kompania private kërkon 25 euro. Ky është një turp që bën shteti shqiptar”, – shprehet tetovari.

Në bazë të vendimit të Komitetit të Ekspertëve, qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit vendosi rekomandimin e vaksinimit të detyruar për grupet më të rishikuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët deri më 30 shtator.

Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026