Hysaj këndon “Bella ciao”, ultrasit kundër mbrojtësit shqiptar: Lazio është fashiste
A mundet një këngë e njohur botërisht si himn i luftës për liri të shndërrohet në një arsye për polemika, për mos të thënë më keq? Me sa duket po, duke marrë parasysh atë që ndodhi në fazën përgatitore të ekipit të Lacios. Protagonist, fatkeqësisht, u bë mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili kaloi këtë verë te ekipi lacial pas shumë vitesh të shpenzuara në Napoli.
Siç është zakon për lojtarët e rinj, edhe mbrojtësi shqiptar duhet të respektonte ritin e mirëseardhjes përpara shokëve të rinj të ekipit duke kënduar një këngë dhe zgjedhja e tij ishte kënga e mirënjohur ‘Bella ciao’, kolonë zanore e serialit të mirënjohur “Casa de Papel”, por edhe himn partizan i njohur në të gjithë botën.
Ky fakt ka sjellë zemërimin e ultrasve lacialë të ekstremit të djathtë, të cilët shkuan deri në vendosjen e një pankarte ku shkruhej: “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit sportiv të Lacios, ku drejtues sportiv është edhe Igli Tare, të cilët dënuan shkrimet dhe çdo sulm ndaj mbrojtësit shqiptar.
Në solidaritet me futbollistin shqiptar ka dalë edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, i cili u shpreh se kurrsesi këto episode nuk duhet të kenë lidhje në botën e sportit ose diku tjetër.
Ditën e martë ka ardhur dhe reagimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i cili me anë të një postimi në Facebook i ka dalë në mbështetje lojtarit.
“I dashur Elsi, Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e ideologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik”, shkruan ndër të tjera Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara