I armatosur dhe në gjendje të dehur, arrestohet 46-vjeçari në Mat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë armë zjarri pa leje, organizuan operacionin pas informacioneve se një shtetas po lëvizte me automjet në gjendje të dehur dhe i armatosur.
Si rezultat, në aksin rrugor “Burrel–Komsi”, policia ndaloi një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin udhëtonte 46-vjeçari. Gjatë kontrollit të mjetit, uniformat blu gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, në cilësinë e provës materiale, si dhe automjetin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N., 46 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta