I arrestuan të atin në Gaza, 10 vjeçari me veshkat jashtë funksionit: Kam frikë…
Një djalë 10-vjeçar në Gaza, veshkat e të cilit janë jashtë funksionit, ka frikë se mund të mos e shohë më familjen e tij pasi forcat izraelite arrestuan babanë e tij.
Sipas mediave të huaja, Nassem Mohra tha se babai i tij po e çonte atë në një spital në Gazën jugore për trajtim urgjent me dializë, kur u arrestua nga trupat izraelite.
“Kam frikë të vdes para se të shoh familjen, të afërmit dhe vëllezërit e mi”, tha Nassem.
“Unë dua që lufta të përfundojë në mënyrë që ne të kthehemi në shtëpitë tona dhe unë të kthehem në jetën time normale,” tha ai, duke shtuar se nuk e kishte parë nënën e tij prej javësh.
Fqinji i Nassem, Adel Haniyeh tha se ai kishte qenë duke udhëtuar në jug përmes Gazës me fëmijët e tij, kur e njohu Nassem dhe pranoi të kujdesej për të.
Babai i djalit ishte arrestuar në një pikë kontrolli të ushtrisë izraelite, tha ai.
“Djali është në një gjendje të keqe. Ai ka nevojë për ushqim të veçantë, gjendja e tij është shumë e keqe. Ne flemë në një Xhami dhe vijmë këtu (çdo ditë) me karroca që tërhiqen nga gomerë,” tha zoti Haniyeh.
Mjekët në spitalin në Rafah, afër kufirit me Egjiptin, thanë se mungesa e karburantit dhe furnizimet e pamjaftueshme mjekësore po i vështirësonin kushtet e punës atje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta