I biri dyshohet për vrasje të dyfishtë, Rrok Pepaj: S’kam asnjë faj
Gjykata e shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në masën arrest me burg, Rrok Pepaj. Babai i Daniel Pepaj, i dyshuar për vrasje të dyfishtë, akuzohet për kultivim kanabisi. Prokurori Albert Murçaj kërkoi të hetohet në masën e arrestit me burg pas arrestimit të Rrok Pepaj ditën e gjetjes së trupave të dy viktimave në parcelën me kanabis në zonën e Kastratit në Malësinë e Madhe.
Rrok Pepaj gjatë deklaratës para gjykatës tha se merrej me bagëti, bimë medicianel dhe boronica. Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me kultivimin duke thënë se ai ka dal në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat
“Nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto punë sepse unë jam i sëmurë dhe kam edhe gruan të sëmurë. Thjesht e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka pasur një ngatërresë dhe se djalin ma kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona”, ka deklaruar Pepaj.
Pavarësisht kësaj, gjyqtarja Ermira Dedja vendosi të caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Daniel Pepaj, 25 vjeç dyshohet se, ka vrarë Klement Pepajt, 21 vjeç dhe Vilson Çutaj, 37 vjeç pas një konflikti për një sasi kanabisi.
Kushëriri i tij, Klementi dhe bashkëfshatari tjetër, Vilsoni e akuzonin Danielin se u kishte vjedhur një sasi prej 50 kg kanabis. Ekzekutimi i dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj ndodhi në parcelën e kanabisit të Danel Pepaj. 25-vjeçari i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është ende në kërkim. Mendohet se ai mund të jetë larguar në drejtim të Malit të Zi.
Më herët, Rrok Pepaj ka deklaruar se konflikti i të birit me kushëririn dhe Vilson Çutaj ka nisur për shkak se, djalin e tij e akuzonin se u kishte vjedhur kanabisin. Për këtë arsye, pak ditë para ngjarjes ata e kanë marrë me makinë dhe e kanë rrahur Danielin.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, arrestohet babai i autorit të ngjarjes
Gazetari i Euronews Albania gjen sheshit kanabisin që i mori jetën të rinjve në Malësi të Madhe
U zhdukën para gjashtë ditësh, gjenden të pajetë dy të rinjtë në Malësi të Madhe
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta