I dënuar me 8 vite e 5 muaj burg për drogë dhe plagosje, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë

18 Nëntor 2020 | 08:44

Policia e Kavajës ka arrestuar 36-vjeçarin Adrian Rrugeja (Driza), i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar 36-vjeçarin me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

“Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë.  

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026