I dënuar me burg përjetë për vrasjen e 3 personave, arrestohet në SHBA 51-vjeçari nga Fieri (EMRI)

19 Maj 2026 | 09:40

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 1997 dhe i dënuar për disa vrasje të rënda në Shqipëri dhe Belgjikë, është arrestuar në shtetin e Ohajos, në SHBA, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”.

Operacioni u finalizua falë bashkëpunimit mes Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranë, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit, Interpol Brukselit, Marshallëve Amerikanë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në SHBA.

Në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ai ishte dënuar në vitin 2000 nga Gjykata e Fierit me 25 vite burg për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim. Hetimet kanë provuar se më 30 mars 1997, në Patos, ai vrau me armë zjarri dy vëllezër, shtetasit H.B. dhe I.B., për motive të dobëta.

Po ashtu, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për “Vrasje me dashje”, pasi më 29 gusht 1997 vrau me armë zjarri një shtetase shqiptare në Belgjikë, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Operacioni u zhvillua nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale, e njohur si “Njësia e përbashkët e shërbimeve investiguese”, në bashkëpunim të ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU pranë Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Autoritetet po vijojnë procedurat për ekstradimin e të arrestuarit dhe ekzekutimin e vendimeve penale ndaj tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026