I dyshuar për disa vrasje me pagesë, arrestohet 41-vjeçari nga Shkodra
Dod Gjikolaj, 41 vjeç është arrestuar sot gjatë një operacioni policor në qytetin e Gjirokastrës. 41-vjeçari person i shumë kërkuar në Kosovës, dyshohet se është vrarës me pagesë.
Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe cilësohej nga drejtësia në Kosovë si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.
Sipas informacioneve që jep Policia e Shtetit, 41-vjeçari është dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe eksploziv.
Arrestimi i tij erdhi gjatë një operacioni ku morën pjesë Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, duke zbuluar vendndodhjen në Gjirokastër dhe më pas kapja e 41-vjeccarit banues në Velipojë.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese””, bën të ditur policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta