Si fitoi PS në Kavajë? Etjen Xhafaj: Njerëzit zgjodhën atë që u ofrohet për të ardhmen, jo historitë me banda e banditë

6 Maj 2021 | 21:57

Kandidati fitues i PS në Kavajë, Etjen Xhafaj përgënjeshtroi deklaratë e artikuluara nga kundërshtarja e tij politike për zgjedhjet në këtë bashki, Grida Duma për përfshirje të bandave në fitoren e PS në Kavajë, ndërsa theksoi se fushata e PS ka qenë qytetare dhe në asnjë moment nuk është marrë me kundërshtarët.

I pyetur lidhur me incidentin e ndodhur gjatë fushatës në zyrën elektorale të PD në Kavajë z. Xhafaj tha se incidenti që nuk kishte asnjë lidhje me politikën u etiketua menjëherë si politik, sepse kundërshtarët politik kanë dashur të gjejnë në çdo moment një shkak për të politizuar çdo ngjarje duke u përpjekur të krijojnë ndjesinë e frikës tek njerëzit.

“Ne nuk kemi folur në asnjë moment të fushatës kundrejt tyre, s’jemi marrë në asnjë moment të me kundërshtarin, kemi bërë një fushatë qytetare model, kjo s’ka ndodhur nga krahu tjetër. Këta kanë dashur gjithmonë alibinë e bandave. Nëse kapobanda që prezumojnë ata ka studiuar në Harvard dhe ka qenë 3 vjet ish-ministër, qytetarët nuk kanë faj të zgjedhin atë që u ofrohet për të ardhmen. Nëse flet për banda dhe banditë krijon sensin e frikës tek njerëzit”, tha z. Xhafaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021