I ftohti ekstrem mbërthen SHBA, mbyllen shkollat e anulohen fluturimet

16 Janar 2024 | 10:35

Erëra të ftohta dhe të rrezikshme kanë vazhduar të mbizotërojnë në pjesë të Shteteve të Bashkuara, ku temperaturat kanë arritur deri në minus 30 gradë celsius.

Rreth 110.000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike të hënën mbrëma, shumica prej të cilave në Oregon, shtet që po përballet me ndërprerje të rrymës që nga dita e shtunë. Kompania publike për furnizim me energji, Portland General Electric, ka paralajmëruar se kërcënimi nga shiu dhe i ftohti mund të shkaktojnë vonesa në rikthimin e furnizimeve të rregullta me energji elektrike.

Zyrtarët e transportit u kanë bërë thirrje banorëve që t” shmangin udhëtimet, pasi që rrugët pritet të bëhen të rrezikshme nga shtresat e akullit, por edhe mund të ketë rrëzime të pemëve dhe të shtyllave elektrike.

Mësimi është anuluar për nxënësit në Portlend dhe në qytete të tjera të mëdha sikurse Çikago, Denver, Dallas dhe Fort Uorth.

Stuhitë dhe temperaturat e ulëta kanë prekur gjithçka nga udhëtimet ajrore, ndeshjet sportive, e deri te votimet brendapartiake në Ajova, e po ashtu kanë shkaktuar disa raste vdekjesh në mbarë vendin.

Të paktën katër persona kanë vdekur në zonën e Portlendit, përfshirë dy persona që dyshohet se vdiqën nga hipotermia. Një tjetër burrë vdiq pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, ndërkaq një grua vdiq nga zjarri që u përhap pasi në stufën e kuzhinës ra një pemë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026