I afërmi i familjes së plagosur nga shpërthimi në Velipojë: Erdhën një ditë më parë për të pastruar hotelin

4 Korrik 2021 | 09:48

Zef Zefi, i afërmi i familjes së plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë ka treguar për mediat se gjendja e të plagosurve është shumë e rëndë, pasi kanë pësuar djegie në gjithë trupin.

Ai ka rrëfyer se ka dëgjuar shpërthimin herët në mëngjes dhe kur është afruar në vendngjarje i ka gjetur në pishinë të katërt anëtarët e familjes së lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit, ku me sa duket ishin futur për të lehtësuar dhimbjet e djegieve nga flakët që shkrumbuan katin e parë të hotelit.

Sipas tij, gruaja dhe tre fëmijët kanë mbërritur një ditë më parë në hotelin në pronësi të tyre për ta pastruar me qëllim që të ishte gati për pushuesit.

“Kam dalë në mëngjes për të blerë bukë dhe rrugës dëgjoj shpërthimin, kur vij këtu i gjej të gjithë në pishinë. Gruaja ka dashur të bëjë një kafe në mëngjes me një bombol të vogël kur ka ndodhur shpërthimi, si duket prej rrjedhjes së gazit. Kanë ardhur mbrëmë për të pastruar hotelin për ta bërë gati për pushuesit, pasi bashkëshorti i gruas është në Itali”, tha ai për mediat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje, mes tyre një fëmijë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026