I hiqen kompetencat Presidentit, PS ‘kufizon’ me ligj Metën

6 Nëntor 2020 | 15:40

Përplasjet 2 vjeçare mes qeverisë dhe Presidencës, kanë bërë që mazhoranca të hartojë një ligj organik të paralajmëruar për të kufizuar kompetencat kreut të shtetit. Anulimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta 1 vit më parë, i ka dhënë shkak mazhorancës që t’i heqë të drejtën ekskluzive kreut të shtetit për të anuluar datën e zgjedhjeve.

“Në rast se Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve në afatin e përcaktuar nga legjislacioni zgjedhor ose e nxjerr atë në kundërshtim me procedurën, atëherë data e zgjedhjeve caktohet nga Kuvendi”

Një tjetër precedent mes mazhorancës dhe presidentit ka qenë mos dekretimi i ministrit të jashtëm Gent Cakaj. Për këtë pikë, është parashikuar që në mungesë dekreti nga kreu i shtetit, ministri emërohet nga Kuvendi.

“Në rast se, Presidenti i Republikës nuk nxjerr dekretin për emërimin e ministrit të propozuar nga Kryeministri brenda 7 ditëve nga marrja e propozimit, atëherë Kryeministri ia paraqet propozimin Kuvendit për miratim, pavarësisht nga mungesa e dekretit për emërim”.

Po ashtu është parashikuar se në rast se Presidenti nuk shprehet me dekret për Kryeministrin, atë e zgjedh Kuvendi. Ndryshimet prekin edhe betimin e gjyqtarëve në gjykatën kushtetuese dhe gjykatën e lartë.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për mos emërimin e kandidatit për gjyqtar të Gjykatës së Lartë humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”

Në një kohë që Presidenti Meta kërcënon me shpërndarje të parlamentit, mazhoranca nuk ja jep këtë të drejtë kreut të shtetit. Ndërsa, ligji i njeh të drejtën Kreut të Shtetit për dhënien e shtetësisë, por e detyron atë që të informojë ministrin e Brendshëm.

Për anëtarin e grupit të punës, Adnor Shameti, ligji zgjidh krizat e krijuara mes institucioneve. “Me këtë ligj marrin fund njëherë e përgjithmonë të gjitha ngërçet dhe problemet artificiale të krijuar ndër vite’, tha ai.

Por, Presidenti Ilir Meta e konsideron një përpjekje puçiste, draftin e hartuar nga mazhoranca për t’i kufizuar kompetencat. “Kam zero interes për çdo draft dhe përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues”, tha Meta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026