I hoqi statusin e magjistrates, Evelina Qirjako kallëzon KLGJ-në në Gjykatën Administrative të Apelit

3 Dhjetor 2020 | 10:40

Evelina Qirjako, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë ka kallëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit, Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Qirjako ka paditur KLGJ për shkak të heqjes së statusit të magjistrates.

Kjo e fundit u largua nga Gjykata e Lartë, pasi i kishte mbaruar mandati.

Ndërsa KLGJ i ndërpreu statusin e magjistrates, pasi ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë nuk dëshironte të emërohej në Gjykatën e Apelit, siç i takon me ligj.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e Vettingut, dhe i hoqi të drejtën që për 15 vite të mos jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Më datë 7 dhjetor, Qirjako do të përballet me shkallën e dytë të Vettingut, Komisionin e Posaçëm të Apelimit. 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026