I mituri u plagos nga hedhja e inerteve, procedohen drejtuesi teknik dhe punonjësi i firmës në Kukës
Një nxënës 11-vjeç është plagosur pranë një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit. mësohet se i mituri është plagosur nga inertet e objektit i cili është rikonstruksion. Lidhur me ngjarjen ka nisur procedimi i një 26-vjeçari i cili është punonjës i firmës.
Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia” pasi i riu ka hedhur inertet gjatë kohës kur i mituri ka qenë pranë objektit.
I mituri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën ndërsa po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Gjithashtu lidhur me plagosjen e 11-vjeçarit është proceduar drejtuesi teknik i firmës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:
-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.
-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta