Kishte certifikatë sigurie të nivelit “tepër sekret”, detaje ekskluzive mbi oficerin që hetohej në Gjermani
Në Gjermani kërkohej për trafik narkotikësh me vendim të gjykatës së Hanoverit, që kishte lëshuar dhe një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2005, por në Shqipëri u pranua në strukturën që heton policët që shkelin ligjin.
Janë këto detajet nga dosja e specialistit të shërbimit të kontrollit të brendshëm dhe ankesave pranë Ministrisë së Brendshme me iniciale S.M., i cili kishte arritur t’ia hidhte institucioneve shqiptare duke punuar një strukturë ligjzbatuese për gati 10 vite, me një shkëputje 1-vjeçare me kërkesë të tij.
Gjatë kësaj kohe specialisti ishte pajisur me certifikate sigurie të nivelit tepër sekret, duke u njohur me informacione të klasifikuara. Në Gjermani, zyrtari i Ministrisë së Brendshme kishte përdorur një identitet tjetër, për të cilin edhe policia e Tiranës e kishte regjistruar si person me precedent kriminal.
Por e shkuara e errët e specialistit të SHÇBA-së u zbulua pikërisht gjatë procedurave për rinovimin e certifikatës së sigurisë, ku nga gjurmët e gishtave rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtin person.
Tashmë ai akuzohet për falsifikim dokumentesh pasi ka bërë deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit.
Në 10 vite karrierë ai ka ushtruar detyrën në drejtorinë e kërkim hetimit në Vlorë, drejtorinë qendrore të SHÇBA-së dhe së fundmi në drejtorinë rajonale Fier-berat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta