I prekur nga COVID-19, dërgohet për kurim në Itali këngëtari Bujar Qamili
Mjeshtri i madh i këngës popullore, Bujar Qamili nuk i ka shpëtur infektimit me COVID-19. Këngëtari është transportuar për në Itali për të marrë një trajtim më të specializuar mjekësor.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se këngëtari prej dhjetë ditësh ndodhet në Itali, ndërsa gjendja shëndetësore e tij raportohet e rënduar. Kur të gjithë u mbyllën në shtëpi për shkak të Covid-19, këngëtari Bujar Qamili zgjodhi të bënte të kundërtën.
Ai këndoi këngë popullore për rreth 60 minuta në qendër të qytetit të Shkodrës, duke përcjellë mesazhe shprese për qytetarët, të cilët ndiheshin tepër të frikësuar nga pandemia.
Këngëtari në muajin prill foli për Euronews Albania, ku tha se ishte hera e parë në jetën e tij, që performonte në shesh pa praninë e spektatorëve, të cilët, për shkak të izolimit nga COVID-19 e ndoqën Bujar Qamilin dhe e duartrokitën nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive.
“Me thënë të drejtën unë kam dhënë koncerte shumë, sidomos koncertet e shumta recitale kanë qenë gjithmonë e në Pallatin e Kongreseve, ku ka pasur një spektator mbi 2500 vetë. Është hera e para në jetën time që dal duke kënduar pa asnjë spektator, vetëm unë midis qytetit të Shkodrës, por spektatorët i kisha nëpër dritare dhe nëpër ballkone, ku kishin dalë të gjithë duke më dëgjuar dhe më përshëndeten me kënaqësinë më të madhe”, theksoi mes tjerash, Bujar Qamili.
Lexoni gjithashtu:
“Një dhuratë për Shkodrën në këto ditë të vështira”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta