I shpallur në kërkim, kundërshtari i Putin gjendet i vrarë me thikë në Stamboll

19 Tetor 2025 | 12:18

Një aktivist që prej vitesh ka kundërshtuar hapur Vladimir Putinin për politikat e tij është gjetur i vrarë në Turqi, vendin ku ai jetonte prej disa vitesh nën identitet të rremë. Trupi i Abakar Abakarov, themelues i kanalit në Telegram Morning Dagestan, u gjet nga një pastrues në një vilë me qira në Stamboll.

Ai kishte plagë të shumta me thikë dhe sipas policisë turke ishte zhdukur prej më shumë se një jave. 49-vjeçari kishte ikur nga Rusia pasi autoritetet e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke e akuzuar për nxitje të protestave antiqeveritare në Dagestan.

Në vitin 2023, ai kishte raportuar për trazirat në aeroportin e Makhachkalasë, ku një turmë protestuesish sulmoi objektin dhe u përlesh me policinë, duke lënë dhjetëra të plagosur. Sipas burimeve lokale, Abakarov kishte marrë me qira vilën më 6 tetor dhe të nesërmen ishte parë me një vizitor që u largua me dy çanta.

Trupi i pajetë u gjet një ditë më pas, pa dokumente identifikimi. Policia turke ka hapur hetim për vrasjen, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi autorët apo motivet e mundshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026