I verbër në skenën e Operas, studenti tregon se arti nuk njeh pengesa

25 Mars 2022 | 13:05

Opera me 3 akte Guillaume Tell është përcjellë në Korçë për artdashësit e këtij qyteti.

Gjatë shfaqjes kamera e Euronews Albania fiksoi këtë këngëtar të veçantë.

Diego Zelka është student i Universitetit të Arteve për kanto. I verbër që i vogël, por kjo nuk e ndalë për të nisur rrugën e bukur të artit.

Ëndrra ime ka qenë gjithmonë muzika, që ne fëmijërinë time dhe për pjesën e operas me është kultivuar gjatë rritjes dhe në klasë të 9 unë mora vendimin të vazhdoja liceun artistik për kanto“, tha Diego.

Mungesa e shikimit nuk është pengesë për të.

“Qoftë me mungesë shikimi apo qoftë pa mungesë shikimi vështirësi çdo profesion, edhe ky ka. Ne rastin tim vështirësitë janë vetëm në çështje literature por asgjë me shume sesa kaq. Si çdo njeri tjetër në profesion tjetër”, u shpreh Diego.

“Jemi komplet njësoj, nuk shohim mungesa të njeri-tjetri, patjetër që jemi mbështetje për njeri tjetrin e patjetër që jam mbështetur nga çdokush që kam njohur në çdo lloj aktivitetin timin “, shtoi ai.

Diego tregon se arti nuk njeh mungesa, apo pengesa.

“Arti mund të bëhet nga kushdo që ka dëshirë për të bere art. Arti nuk njeh as mungesa e as aftësiria, është i barabartë nuk ka pengesë për atë që ti do apo vlen për këtë gjë”, tha ai.

Mesazhi i tij drejtuar bashkëmoshatarëve të tij apo atyre personave të cilët kanë probleme fizike është ky.

“Mungesat e shikimit apo çdo lloj mungesë tjetër nuk është fatkeqësi. Në qoftë se do merren me këtë pjesë nuk do bëjnë asgjë me jetën e tyre. Çdo gjë bëhet nga dëshira, çdo gjë bëhet kur ti përpiqesh, dhe kur nuk përpiqesh aq sa duhet, nuk do besh asgjë”, u shpreh Diego.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026