I vihet tritoli ‘Benzit’ në Vlorë, çaktivizohet nga RENEA
Një automjeti në qytetin e Vlorës i është vënë një sasi lënde plasëse mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht është çaktivizuar në kohë nga forcat xheniere dhe RENEA.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta