I vodhën biznesmenit 25 mln lekë në makinë, arrestohen autorët e dyshuar

24 Maj 2020 | 13:02

Dy persona janë vënë në pranga nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë si të dyshuarit kryesor për një vjedhje të ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytet. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shumë prej 25 milionë lekë të reja, që biznesmenit F. B., i kanë marrë nga automjeti i tij që ndodhej në parkim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën për zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve

Pas denoncimit dhe hetimit të nisur nga  policia, u arrit të zbulohej vendndodhja e autorëve në qytetin e Fierit. Policia ka vënë në pranga si autorë të dyshuar D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.

Nga hetimet rezultoi se këta dy persona, kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit. Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026