I vunë tritol në makinë, merret në mbrojtje familja e prokurorit Arjan Muça
Policia ka marrë në kushte emergjence në mbrojtje familjen e prokurorit Arjan Muça, deri në një vendim të komisionit të KLP që është kompetent për caktimin e një mbrojtje të përkohshme.
Gazetari Merin Maçi raporton se prokurori Muça do të merret sërish në pyetje për shpërthimin me eksploziv në mjetin e tij, në zonën e Komunës së Parisit.
Në pyetje pritet të merret edhe gruaja e tij gjyqtare, Gentiana Muça.
Paraprakisht mësohet se prokurori ka mohuar të ketë konflikte me ndonjë person.
Dyshimet kryesore janë se ngjarja është paralajmërim për shkak të detyrës dhe gjatë natës policia ka kryer disa kontrolle dhe ka bërë krehje të zonës.
Çifti Muça kanë mbi 17 vite në sistemin e drejtësisë.
Arjan Muça e ka nisur punën si specialist në Policinë e Shtetit, më pas oficer i Policisë Gjyqësore të Krimet e Rënda, në Kavajë e Prokurorinë e Përgjithshme.
Nga viti 2003, Muça ka qenë prokuror në Gjirokastër e së fundi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sakaq, Gentiana Muça për më shumë se 10 vite ka qenë gjyqtare në Lezhë, vitet e fundit në Gjykatën Administrative.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta