Ibrahimoviç firmos me Milanin, edhe një vit me klubin kuqezi
Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç do të qëndrojnë së bashku edhe për një sezon. Sulmuesi suedez ka nënshkruar kontratën që do ta lidhë me klubin kuqezi deri në qershor të 2023-shit për 1.5 milionë euro, plus shpërblimet që do të vijnë nga golat dhe prania e tij.
Me shumë gjasa, Ibrahimoviç, që po rikuperohet nga ndërhyrja kirurgjike në gju të cilës iu nënshtrua në muajin maj, do të rikthehet në janar të vitit të ardhshëm, pas pushimit për Botërorin.
Ish-golashënuesi i Manchester United dhe Paris ST Germain u kthye tek Milani në vitin 2020, duke e ndihmuar klubin të siguronte titullin e parë në 11 vjet.
Për Ibran, ajo që do të nisë do të jetë sezoni i gjashtë me fanellën kuqezi, me të cilën në 159 ndeshje ka shënuar 92 gola.
Me këto ngjyra ai fitoi kampionatin e vitit 2011 dhe atë të 2022-shit, si dhe një Superkupë italiane, po në 2011-n.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta