Ibrahimoviç i pandalshëm ndaj Napolit, Milan kthehet në krye të renditjes, suedezi largohet nga fusha i dëmtuar

23 Nëntor 2020 | 06:59

Milan arriti fitoren e gjashtë në kampionat përballë Napolit, me rezultatin 1-3 dhe rikthehet në vendin e parë të klasifikimit. I jashtëzakonshëm Zllatan Ibrahimoviç, që me dy golat e tij ishte njeriu i ndeshjes në “San Paolo”.

Kuqezinjtë e gjetën golin që në minutën e 20-të me suedezin që me kokë shfrytëzoi në maksimum harkimin e Theo Hernandez.

Mosha është vetëm një numër për Zllatan, që në të 54-tën shënoi dhe golin e dhjetë personal për këtë edicion. 

Mertens ngushtoi diferencën pak minuta më vonë, por në sekondat e fundit të ndeshjes Hauge, u kujdes për të shënuar dhe të tretin për kuqezinjtë, që i gëzohen një tjetër suksesi, që i mban në vendin e parë me 20 pikë.

Megjithatë dëmtimi i Ibrahimoviç, pak minuta para fundit, mban në ankth drejtuesit, të cilët shpresojnë që problemi në këmbën e majtë të mos e mbajë për shumë kohë larg fushave lojtarin më në formë të momentit.

Në kampionatin anglez, Liverpool është rikthyere tek fitorja, duke mundur 3-0 Leicester. “Dhelprat” e patën të pamundur të ndalini vrullin e kampionëve në fuqi, që shënuan 2 herë që në pjesën e parë, ndërsa Firminho vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas këtij suksesi, skuadra e Jurgen Klop ngjitet në kuotën e 20 pikëve, po aq sa dhe Tottenham që ndodhet në vendin e parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026