Ibrahimoviç rikthehet me dopietë, Milan shkëputet tre pikë në krye, kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Cagliarit

19 Janar 2021 | 09:25

Viti i ri, zakoni i vjetër. Zllatan Ibrahimoviç u rikthye të luajë si titullar në kampionati për Milanin pas një mungese gati 2 mujore, duke shënuar një dygolësh përballë Kaljarit.

Tre pikë të arta për kuqezinjtë, që tani e shohin veten të vetëm në krye të klasifikimit, me tre pikë më shumë se skuadra tjetër e Milanos, Inter.

Skuadra e Stefano Piolit e nisi mjaft mirë ndeshjen, me Ibrahimioviç që fitoi një 11-metërsh që në minutat e para. Vetë suedezi e ktheu në gol, duke e bërë më të lehtë ndeshjen për Milanin.

Në pjesën e dytë ishte sërish 39-vjeçari i cili shënoi dhe golin e dytë personal, por vetëm pas ndërhyrjes së VAR goli u konfirmua.

Salmakers i ndërlikoi llogaritë e kuqezinjve, pasi pa u mbushur 10 minuta lojë që kur ishte aktivizuar u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë, megjithatë rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

12 gola në vetëm 8 ndeshje për Ibrën që e nis 2021-in me të njëjtën uri dhe vrull si viti që lamë pas, me sinjalin e qartë se do të provojë deri në fund ta udhëheqë Milanin drejt titullit të shumëdëshiruar kampion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026