Ideja e FIFA-s për Kupë Bote çdo dy vite ngjall shqetësim te klubet

24 Shtator 2021 | 15:22

Nisma e FIFA-s për të organizuar një kampionat botëror çdo dy vite ka nxitur pakënaqësitë te klubet e futbollit, të cilat së fundmi janë shqetësuar për idenë e ngjeshjes së kalendarit të ndeshjeve.

FIFA ka propozuar që çdo dy vite të ketë një turne botëror për përfaqësueset e futbollit. Kjo do të thotë më tepër ndeshje kualifikuese dhe kalendar më impenjativ në disa pjesë të sezoneve për kampionatet lokale.

Shoqata e Klubeve të Futbollit reagoi ditën e sotme duke theksuar se plani i ri-shikimit të kalendarëve sportivë mund të çojë në një gjendje kaotike të aktiviteteve të klubeve.

Klubet kanë shprehur kritika edhe për mënyrën se si FIFA po mundohet ta paraqesë reformën në publik. Ata thonë se nuk janë përfshirë në mënyrë konstruktive në diskutim, teksa FIFA po bën më së shumti fushata “PR-i”.

Arsene Wenger, drejtues i zhvillimeve botërore të futbollit në FIFA, tha për BBC se propozimi ishte në të mirë të futbollit dhe prej tij do të përfitojnë të gjithë. Por klubet e shohin disi më ndryshe.

Shoqata që mbledh bashkë mbi 230 klube, iu drejtua sot FIFA-s duke thënë se ndryshimet që kërkohen për të organizuar më shpesh kampionate botërore janë të nevojshme, por nuk duhet të realizohen njëanësisht pa pasur gjithëpërfshirje.

Nga UEFA kohë më parë është deklaruar pozicioni skeptik ndaj propozimit të FIFA-s. Presidenti Aleksandar Ceferin ka thënë se organizimi më i shpeshtë i Kupës së Botës do i veniste asaj rëndësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026