Identifikimi biometrik, Celibashi: Proces i vështirë, por janë marrë masat të ketë sukses

16 Prill 2021 | 11:24

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat sqaroi se identifikimi biometrik nuk do të jetë një proces i thjeshtë por janë marrë masat që të jetë i suksesshëm.

Sa i takon testimit të pajisjeve që do të përdoren për identifikimin biometrik, ishte nënkomisionerja, Lealba Pelniku e cila tha se janë kryer të gjitha testimet e nevojshme dhe në fund të testimit të plotë do të bëhet një raport për të parë nëse këto pajisje i kanë përmbushur kriteret.

Ndërkaq gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, pyeti nënkomisioneren Pelniku se çfarë do të ndodhë nëse gjatë procesit ka një mosfunksionim të pajisjes së votimit.

“Është detyrim kontraktor dhe i parashikuar në aktet e miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, zëvendësimi i pajisjeve brenda dy orësh,” – u përgjigj Pelniku teksa theksoi se do të ketë dhe teknik terreni në dispozicion për cfarëdolloj problemi që mund të shfaqet me pajisjet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026