Identifikimi biometrik i zgjedhësve, KQZ shpall kompaninë fituese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ofertave në tenderin për procesin e identifikimit biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.
Kompania e vetme që paraqiti ofertë në këtë procedurë, “Smartmatic” i ka kaluar të gjitha procedurat duke i plotësuar të gjitha kriteret, duke u përzgjedhur fituese me ofertën prej gati 20 milionë dollarësh.
Tashmë hapi i radhës është faza e negocimit të termave të kontratës me kompaninë fituese.
Nëse negociatat rezultojnë do të suksesshme dhe arrihet nënshkrimi i kontratës, do të fillojë procesi përgatitor për implementimin e sistemit për identifikimin elektronik të zgjedhësve për 25 prillin.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tregoi detaje në lidhje me këtë kompani, për të cilën tha se ka eksperiencë në implementimin e teknologjive.
“Kemi të bëjmë më një kompani që ka eksperiencë. Nuk është një kompani rishtare për implementimin e teknologjive në proceset zgjedhore”, tha ai.
“Është një kompani me origjinë amerikano-latine. Në Venezuelë ka marrë përsipër procesin teknologjik të votimit, por edhe në SHBA dhe Evropë”, tha ai më tej.
Gazetari nënvizoi se ndaj kësaj kompanie nuk kanë munguar as akuzat.
“Është një kompani për të cilën ka pasur edhe akuza në disa media ndërkombëtare. Deri më tani nuk kemi parë fajësim direkt të kësaj kompanie”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Votimi dhe numërimi elektronik, PD dhe PS propozojnë qarqet e tyre të përzgjedhura
Rrezikohet identifikimi biometrik në zgjedhje, vetëm një kompani angleze në garë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta