Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër, dyshohet se zënka lindi për borxhet
Një konflikt i çastit ka përfunduar me plagosjen e një personi me armë zjarri në Shkodër mëngjesin e kësaj të hëne. Dy persona janë konfliktuar fizikisht e më pas autori Dedë Bici ka qëlluar me armë zjarri pistoletë Aleksandër Currajn duke i shkaktuar plagë të rënda në bark. Pas ngjarjes autori është larguar me bicikletë.
Personat e pranishëm në vendngjarje thanë se i plagosuri ka kërkuar ndihmë dhe me pas është rrëzuar në tokë.
Sipas burimeve policore autori Dedë Bici dyshohet ta ketë qëlluar të paktën 4 herë me armë zjarri pistoletë pas sherrit me Aleksandër Curajn.
Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat pritet të zbardhin të plotë dinamikën e ngjarjes.
Shqetësuese është fakti që ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Shkodrës duke vënë në rrezik edhe jetën e kalimtarëve.
I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës në kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë. Pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore dhe më pas marrja e dëshmisë së tij për të hedhur dritë rreth shkaqeve që çuan në këtë plagosje. Ka dyshime që plagosja të ketë ndodhur edhe për shkak të borxheve që personat e përfshirë i kanë patur njëri-tjetrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera