English

Ikin shqiptarët, mbi 200 të huaj të punësuar në sektorë të ndryshëm në Vlorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri është kthyer në shqetësim serioz për bizneset në Vlorë. Sektore si turizmi, fasoneria apo dhe shërbimet tregtare i kanë kthyer sytë nga punonjësit e huaj.

- Advertisement -

Në një ndërmarrje të prodhimit të gominave në Vlorë, janë punësuar 4 të huaj nga Nepali.

“Jam nga Nepali, më pëlqen të punoj këtu, rroga është e mirë. Në vendlindje rrogat sjanë të mira dhe prandaj erdha këtu.”

“Jam nga Nepali dhe jam këtu prej disa muajsh, ndihem mirë”

Për njërin nga administratorët e ndërmarrjes punëtorët e huaj janë të aftë ndërsa paguhen më shumë se shqiptarët sepse u paguhet ushqimi dhe akomodimi

“Ne punëtorët i kemi të kompletuar, u lidhëm dhe me një agjenci për të parë si mund të shkonim me të huaj. Eksperimenti deri tani këta janë mirë, dinë të programojnë shumë mirë.”- tha Iljaz Breshani, administrator biznesi.

Ndërsa një rast ndryshe vjen nga një shqiptar që ka lënë Italinë për të dhënë kontributin e tij në një biznes familjar në Vlorë.

“Jam shumë krenar që jam kthyer dhe po punoj me këta njerëz. Njerëzve që ikin do tu thosha që Amerika është këtu.”

Tendenca e të rinjve për tu larguar nga vendi ka shtyrë bizneset që të orientohen drejt tregut të huaj.

“Aktualisht kemi pasur kërkesa në sektorin e industrisë mekanike në fushën e ndërtimit dhe të nxjerrjes së gurëve kryesisht shtetasve me kombësi turke. Në rajon kryesisht janë shtetas bangladeshas , indian,  egjiptian kryesisht në fushën e peshkimit në Sarandë. 1.45- 150 shtetasit indian kryesisht në fasoneri ndërsa shtetasit turk në shëndetësi.”- tha Gjinovefa Xhori,  specialiste pranë zyrës së punësimit Vlorë

Shtetasit rus, ukrainas dhe bjellorus janë përqendruar në krijimin e sipërmarrjeve të vogla, ndërsa në Vlorë dhe në rajonin e jugut janë të regjistruar me kontrata 6 muaj deri në 1 vit më shumë se 200 shtetas të huaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?