IKMT gjobit me 1 mln lekë subjektin që tregtonte dru në Korçë

14 Tetor 2022 | 12:16

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjatë një aksioni të zhvilluar së fundmi në Korçë, ka konstatuar shkelje në një subjekt që tregton dru zjarri.

Sipas burimeve bëhet me dije se ky subjekt ka shkelur kontratën me Bashkinë e Korçës, duke tregtuar privatisht dru zjarri.

Sipas dokumentit zyrtar, thuhet se subjektit i është vendosur gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra si dhe pezullim të aktivitetit deri në përfundim të hetimeve.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo në një komunikim telefonik për Euronews Albania, u shpreh se me subjektin ka një kontratë 1 vjeçare.

Sipas tij subjekti është lejuar nga bashkia për të prerë dru në sipërfaqe të shfrytëzueshme nga ana e bashkisë, në mënyrë që ato të përdoren për të furnizuar me dru zjarri kopshtet dhe shkollat.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026