Ilir Beqaj jashtë parlamentit: U kërkoj ndjesë socialistëve shkodranë, objektivi për 4 mandate nuk u arrit
Ilir Beqja nuk mundi të merrte mandatin në zgjedhjet e së dielës, ndaj nuk do të jetë deputet i PS në Parlamentin e ri.
Z. Beqaj nuk ka mundur të kalojë herësin dhe deputetët e PS që kanë marrë mandatin në këtë qark janë sipas listës së kryesisë: Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook z. Beqaj shpreh falenderimet për të gjithë socialistët e Shkodrës, ndërsa kërkon ndjesë për mosarritjen e objektivit për të marrë 4 mandate.
“Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë.
Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar.
Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontribuoja edhe unë për Shkodrën.
Gjithsesi, Shkodra është e para”, shkruan Beqaj në Facebook.
Njëmbëdhjetë mandatet e qarku Shkodër u ndanë 5 për PD, 3 për PS, 2 për PSD dhe 1 për LSI.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit