Imami i xhamisë “Dine Hoxha” dënon sulmin me pesë të plagosur

19 Prill 2021 | 15:49

Një ngjare e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme. Një person ka hyrë brenda ambienteve në xhaminë e “Dine Hoxha” në Tiranë dhe ka plagosur me thikë pesë persona, por sipas policisë të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Imami i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë, e cila shkaktoi frikë tek besimtarët.

“Sot pas dreke, nga ora 14:00, ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë “Dine Hoxha” ku një njeri i armatosur me thikë godet me thikë besimtarët brenda xhamisë, por nuk mjaftohet me goditjen e besimtareve brenda xhamisë, por godet edhe njerëzit që ishin në rrugë. Personi është arrestuar”, tha ai.

Me një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, imami Kalaja thotë se situata është e qetë dhe nuk ka vend për t’u shqetësuar.

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe lus Zotin e madh që të shërojë njerëzit tanë që janë plagosur. Shpresoj që mos të ketë qenë ndonjë akt terrorist, por shpresojmë që të ketë qenë njëri me të meta mendore që e ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha ai.

Ai pohon se si pasojë e sulmit janë plagosur pjesëtarë të xhamisë, por dhe besimtarë, të cilët po kryenin ritet e tyre fetare.

“Njerëz që duan të prishin harmoninë dhe qetësinë e muajit të bekuar, të shenjtë, e këtij muaji të madh e të begatë. Janë plagosur disa vëllezër nga stafi i xhamisë, por edhe disa besimtarë që kanë qenë duke adhuruar Zotin në ato momente”, theksoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Sulm me thikë brenda xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, pesë të plagosur

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026