IMT gjobiti “Eyes of Tirana”, gjykatësi e rrëzoi/ 5 zhvillimet kryesore
- Rama: IMT gjobiti “Eyes of Tirana” me 1.3 mln dollarë, gjykatësi e rrëzoi
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka gjobitur me 1.3 milion dollarë në fillim të muajit qershor, kompaninë ndërtuese të “Eyes of Tirana”, e cila kishte disa kate pa leje.
Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama u shpreh se gjobën e vendosur nga IMT, e rrëzoi gjykatësi.
Lexoni për më shumë: Rama: IMT gjobiti “Eyes of Tirana” me 1.3 mln dollarë, gjykatësi e rrëzoi
- Konfiskimi i kateve pa leje, Rama: Mua nuk më kap dot askush me para
Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se nuk fshihet ai pas ndërtimit të kullave, ku janë konstatuar kate pa leje.
Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama u shpreh se nëse do t’i lejonte ndërtuesit të ndërtonin kulla pa leje, do t’i merrte për vete dhe jo për shtetin.
Rama deklaroi se konfiskimi po ndodh për herë të parë, pasi atë nuk mund ta korruptojë askush me para.
Lexoni për më shumë: Konfiskimi i kateve pa leje, Rama: Mua nuk më kap dot askush me para
- Komandohet nga 300 km distancë, droni ushtarak që pritet të mbërrijë në Shqipëri
Mes 6 dronëve që pritet të vijnë në Shqipëri, njëri prej tyre është ushtarak.
Gazetari Eni Ferhati tha në studion e Euronews Albania se droni ushtarak quhet “BAYRAKTAR TB2” dhe mund të komandohet deri në 300 km distancë.
“Ky është droni BAYRAKTAR TB2, është një dron ushtarak që ka rezultuar i suksesshëm së fundmi dhe me agresionin rus në Ukrainë. Ukraina ka qenë një nga vendet e para që ka marrë këte dron. Është një dron që ka armatime të ndryshime. Mund të komandohet deri në 300 km distancë”, u shpreh Ferhati.
Lexoni për më shumë: Komandohet nga 300 km distancë, droni ushtarak që pritet të mbërrijë në Shqipëri
- Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, ndikon shtrenjtimi i materialeve
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur nga 200 deri në 700 euro më shumë se në vitin 2021.
Çmimi i apartamenteve në zonën e ish- Bllokut dhe kullave arrin në 5,000 euro/m².
Shoqata e Ndërtuesve thotë se rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesa e lartë për shtëpi.
Lexoni për më shumë: Rriten çmimet e apartamenteve në Tiranë, ndikon shtrenjtimi i materialeve
- Zgjedhjet lokale, Paloka: Berisha në krye të grupit negociator me aleatët
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha do të jetë në krye të grupit negociator me aleatët për kandidatët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka u shpreh se pas ditës së sotme, do të nisin kontaktet me aleatët.
Lexoni për më shumë: Zgjedhjet lokale, Paloka: Berisha në krye të grupit negociator me aleatët
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta