Inceneratorët? Tabaku: I gjithë procesi është korruptiv, kushdo që është marrë me to duhet të shkojë para drejtësisë
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku e pyetur në emisionin Ilva Now lidhur me qëndrimin e PD sa i përket inceneratorëve dhe strategjisë që kjo forcë politike ka lidhur me menaxhimin e mbetjeve, u shpreh se PD i sheh inceneratorët si një aferë korruptive ‘që nuk kanë lindur nga nevoja, por kanë ardhur si një ofertë e pakërkuar për të pasuruar njerëz të lidhur me qeverinë’.
Teksa solli në vëmendje faktin se Bashkimi Evropian përmes KE dhe delegacionit të BE në vendin tonë dhe ambasada gjermane kanë thënë se incenerimi shkon kundër rregullave të BE, znj. Tabaku theksoi se qeveria shqiptare ka pasur strategjinë e landfilleve lidhur me menaxhimin e mbetjeve.
Sipas znj. Tabaku, i gjithë procesi i incenerimit në vendin tonë është korruptiv, ndaj duhet të shkojë para drejtësisë çdokush që është marrë me të.
“Veç faktit që është një aferë korruptive, që kompanitë janë të lidhura me qeverinë të cilat ne i kemi dorëzuar në SPAK, mendoj se duhet të kemi një strategji të menaxhimit të mbetjeve duke marrë parasysh edhe situatë aktuale të Shqipërisë. Përmendet prodhimin e energjisë elektrike nga inceneratorët. Aktualisht nuk prodhohet energji elektrike nga inceneratorët”, u shpreh ish-deputetja.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë