Incident gjatë konferencës për mediat nga presidenti i Kosovës
Pasditen e sotme derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie, një grup i qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “Hajn”. Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, po thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës sa ishte duke mbajtur konferencë presidenti Thaçi. Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, tha se është ushtruar dhunë ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Disa persona të shërbimit të presidentit e kanë dëgjuar dhe kanë ardhur kanë ushtruar dhunë ndaj tij. E kanë kapur pa i kallëzuar arsyen pse është arrestuar dhe kanë filluar ta godasin grushte. Veroni momentalisht është tepër i sulmuar nga njerëzit e panjohur të shërbimit të presidentit. Kjo është dhunë ndaj qytetarëve të Kosovës për shkak se nuk guxojnë me shpreh mendimin për një president, i cili sillet si mbret në institucionet e Kosovës. Kjo është turp”, tha ai.
Një qytetar tjetër tha se është i gatshëm edhe për të dëshmuar për këtë që ka parë sot te sheshi “Ibrahim Rugova”. “I ka ra në kokë njëri këtu prej rojës a mbrojtjes çfarë është, ia njoh fytyrën shumë mirë. I ka ra grusht sa ka mundur. Kjo është e vërtetë. Kur ka qejf e dëshmoj”, shtoi ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta