Incidenti me ashensorin në Astir, arrestohet tekniku

12 Shtator 2021 | 18:32

Policia e Tiranës ka arrestuar teknikun e mirëmbajtjes së ashensorëve në kompleksin “Fratari” në zonën e njohur si Astiri.

Ndalimi i tij erdhi pasi gjatë mesnatës ashensori i një pallati 8-katësh është shkëputur, duke rënë në gjendje të lirë së bashku me disa persona brenda ku një 27 vjeçare mbeti e lënduar.

I arrestuari sipas policisë është i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari” dhe nuk ka konstatuar problemin teknik që ka pasur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit.

Tekniku akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, kurse vëllai i tij që punon si administrator i firmës do të hetohet në gjendje të lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026