Incidenti në Elbasan, Basha: Rama provokoi qytetarët me miqtë e tij kriminelë

14 Mars 2021 | 16:17

Disa minuta pas incidentit mes simpatizantëve të dy forcave politike në Elbasan, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komunikoi me gazetarët duke komentuar përplasjen si produkt i emrave të krimit që shoqërojnë kryeministrin në ikje.

“Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë,” – kështu e nisi Basha reagimin e tij sa i takon ngjarjes së pakëndëshme që ndodhi.

Sipas kryedemokratit Basha, përplasja ndodhi si pasojë e lidhjes që kryeministri Rama ka me kriminelët.

“Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen,” – u shpreh Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026