Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Shqipëria e 106-ta, vonesat në drejtësi shkak për rezultatin

10 Dhjetor 2020 | 07:01

Raporti më i fundit i “Transparency International” i janarit të vitit 2020, e rendiste Shqipërinë me 35 pikë në vendin e 106 nga 180 vende të analizuara në kuadër të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit.

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria kishte humbur 7 pozicione, duke shënjuar kështu një trend negativ në shkallën e perceptimit të korrupsionit nga qytetarët dhe opinioni publik.

Indeksi i “Transparency International” i këtij fillim-viti konsideronte reformën në drejtësi si fillim të mbarë për luftën kundër korrupsionit, por sipas ekspertëve, vonesa në krijimin e strukturave kyç si Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kontribuoi në vlerësimin e dobët që Shqipëria mori vitin e kaluar.

Në një shkallë nga 0 në 100, ku 0 tregon korrupsion të lartë dhe 100 mungesën totale të korrupsionit, mesatarja e përgjithshme botërore është 43 pikë, ndërsa mesatarja e Evropës është 66 pikë, që tregon një diferencë të madhe të Shqipërisë me vendet europiane.

Më mirë se Shqipëria renditej Bosnje-Hercegovina, pavarësisht se vendi shënoi një rënie me gjashtë pikë në shtatë vitet e fundit dhe konsiderohet si rënia më e fortë në Ballkan.

Kosova zhvendosej më poshtë në renditjen botërore të “Transparency International”, me 36 pikë, gjithsesi duke shënuar një rezultat më të mirë se Shqipëria.

Edhe Maqedonia e Veriut renditej si shtet me korrupsion të lartë duke pësuar një rënie me 13 pozicione, që për ekspertët dëshmonte se sistemi është tejet i brishtë.

Serbia shënonte rënie, ndërsa Mali i Zi renditej në pozicionin e 66-të.

 

Lexoni gjithashtu: 

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ministrja Gjonaj pjesë e forumit në Këshillin e Europës

Korrupsioni në RMV, Nuri Bajrami: Jemi ende larg luftës së vërtetë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026