Infantino del garant: Irani do jetë në Botëror do luaj në SHBA

1 Prill 2026 | 14:09

Me konfliktin në Lindjen e Mesme që është ende larg përfundimit, dyshimet mbi prezencën e Iranit në Botërorin “FIFA2026” janë ende të mëdha. Për t’i dhënë fund këtij diskutimi, të paktën për momentin, ka menduar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili në mënyrë befasuese u shfaq në pushimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Iranit dhe Costa Rica, një miqësore që u zhvillua në Antalya të Turqisë:

“Irani do të jetë në Botëror, kjo është arsyeja pse ndodhem këtu. Madje ju siguroj se do të luajë në SHBA”, u shpreh Infantino.

Kjo deklaratë e bosit të FIFA-s vjen menjëherë pasi Federata e Iranin ia kaloi topin FIFA-s duke kërkuar nga Infantoni garanci për sigurinë dhe prezencën e tyre në Botëror. Pavarësisht kësaj deklarate të Infantinos, mbetet ende për të kuptuar se cili do të jetë reagimi i Iranin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Spanjës. Sipas të përditshmes franceze...
22:27 | 16/07/2026

Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov

Ëndrra europiane e Elbasanit përfundoi në mënyrën më dramatike të mundshme. Verdheblutë u mposhtën 5-4 pas goditjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt...
22:07 | 16/07/2026

Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës

Dinamo e Tiranës ka realizuar një nga mbrëmjet më të mëdha europiane në historinë e saj. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka bërë mrekullinë...
19:43 | 16/07/2026