Infektimet bien ndërsa Gjermania pret lehtësimin e masave

14 Shkurt 2022 | 13:11

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani ka rënë, ndërsa qeveria planifikon lehtësimin e masave.

Mbi 76 mijë raste u raportuan të hënën, 20 për qind më pak se e hëna e javës së kaluar.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe krerët e shteteve federale do të takohen të mërkurën për të diskutuar lehtësimin e mundshëm.

Ka mundësi të hiqet kërkimi i certifikatës së gjelbër ose testi i COVID në dyqane.

Drafti i qeverisë gjermane përfshinte lejimin e më shumë se 20 personave në tubime.

Në një fazë të dytë të lehtësimit, klubet e natës mund të rihapen dhe gjermanët e pavaksinuar do të lejohen në restorante nga 4 marsi, tregoi drafti i parë nga Reuters.

Mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura do të mbetet në fuqi.

Ministri i Financave Christian Lindner u bëri thirrje gjithashtu qeverive federale dhe shtetërore të vendosin për një lehtësim gjithëpërfshirës në takimin e tyre të mërkurën, duke shtuar se duhet të ketë një “ndryshim të dukshëm në jetën e përditshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026