Infektimet nga COVID-19 në ulje, mjekët: Të mos ulet vigjilenca, të shtruarit me simptoma të rënda
Numri i pacientëve që trajtohen në spitalet COVID sipas Ministres së Shëndetësisë ka pësuar një rënie të qëndrueshme. Megjithatë mjekët e spitalit infektiv bëjnë thirrje për respektim të masave kundër covid-19, pasi personat që po shtrohen në spitale, ndonëse të pakët në numër vazhdojnë të jenë raste të rënda.
“Vërtetë numrat e të shtruarve janë të ulur, por ata që janë të shtruar vazhdojnë të jenë raste të rënda, madje shumë të rënda” u shpreh një mjeke.
“Ka pasur një rënie të qëndrueshme edhe për sa i përket numrit të fataliteteve mbi baza ditore. Kjo tregon që jemi në një situatë të kontrolluar të epidemisë. Por është shumë e rëndësishme të mos ulet vigjilenca”, thanë mjekët.
Ministrja Manastirliu nga Spitali Infektiv siguroi stafin shëndetësor se për ta do të vijojë mbështetja me bonusin prej 1000 euro në muaj.
“Për të gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve do të vijojë mbështetja, ashtu sikurse ka qenë deri tani me bonusin special, do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Janë më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, të cilët kanë përfituar bonusin special të vendosur nga qeveria shqiptare”, u shpreh znj. Manastirliu.
Aktualisht spitali COVID 4 në Tiranë nuk ka asnjë pacient. Sipas të dhënave të ministrisë së një dite më parë në spitalet e tjera COVID në Tiranë dhe në tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, pjesa më e madhe në Tiranë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta