Infektivi i tejmbushur, disa të sëmurë po marrin shërbim në autoambulanca
COVID-19 vijon dita ditës të shënojë rekorde të reja në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 501 raste të reja, ndërsa 2 qytetarë kanë humbur jetën.
Kapacitet spitalore janë drejt mbushjes, teksa 374 pacientë po marrin shërbim në spitale.
Të afërmit e të shtruarve me COVID thonë se u duhet që si fillim shërbimin mjekësor ta marrin në autoambulancë, pasi te Infektivi nuk ka më vende. Gjithashtu, ata thonë për Euronews Albania se nuk marrin dot as informacion mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve të shtruar.
Një qytetar tha për Euronews Albania se nga spitali nuk po u jepet asnjë informacion lidhur me gjendjen e të afërmit të tyre. Ai theksoi se vëllait të tij, që kishte ardhur në gjendje të rëndë i është dashur të qëndrojë 6-7 orë në ambulancë.
“Kam të shtruar vëllain, që dje në mëngjes. Është në gjendje jo të mirë. Nuk e dimë a është gjallë, ka tre orë s’na jep njëri informacion, s’jep njëri përgjigje. Vëllai ishte 24 orë në shtëpi, i bllokuar s’lëvizte. Priti në ambulancë nja 6-7 orë, i çuan oksigjen brenda në makinë. Nuk ka dhoma boshe, na thanë. Kanë qenë 3-4 ambulanca me nga 2 persona jashtë që kanë bërë mjekimet”, tha një qytetar.
Një qytetare tha se i afërmi i saj kishte pritur në ambulancë gjysmë ditë, ndërsa shtoi se në telefon ai vazhdimisht u thotë që ta largojnë nga spitali.
“Është e rëndë gjendja. S’më ka dhënë asnjë njëri asnjë informacion. Na thonë do ju marrim në telefon dhe asgjë tjetër. E mora tani në telefon, dhe më thotë vazhdimisht më largoni, mos më lëni këtu në spital. Ka qenë me probleme të frymëmarrjes, vuan edhe nga diabeti është në gjendje të rëndë.
Kam pritur në ambulancë gjysmë dite, se s’kishte vende”, tha gruaja.
Lexoni gjithashtu:
Shifra rekord, mbi 500 persona të infektuar me COVID-19 në 24 orë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta