Infektologu Salih Ahmeti: Varianti britanik i COVID në Kosovë me forma të rënda tek të rinjtë dhe shtatzënat
Mjeku infektolog nga Kosova, Salih Ahmeti tha për Euronews Albania se gjatë muajit të fundit në Kosovë situata nga COVID është paraqitur e rëndë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve tek moshat më të reja 40-60 vjeç dhe te gratë shtatzëna.
Sipas mjekut, një nga shkaqet e shtimit të infektimeve është për shkak të virusit britanik që po qarkullon në vend siç tha, rezulton se përhapet shumë më shpejt dhe shkakton komplikacione të rënda deri në vdekje edhe tek moshat e reja.
“Varianti britanik po rezulton më i rëndë, vërejmë se ky virus është më i përhapshëm, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit. Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grace shtatzëna”, shpjegoi mjeku.
Teksa i cilësoi masat kufizuese të marra së fundmi në Kosovë si të domosdoshme, mjeku tha se udhëtimi masiv i shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë fundjavës e rrit rrezikun për përhapje të virusit.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta