Infermierët e sapo diplomuar në Vlorë, kanë ëndërr Gjermaninë
Nga 250 studentë që janë diplomuar në Fakultetin e “Shëndetit Publik” në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, 130 duan të largohen jashtë vendit për t’u punësuar.
Studentët shprehen se e zgjedhin këtë degë sepse ju pëlqen, por edhe si mundësinë më të mirë për të gjetur një punë në emigracion, në 5 vitet e fundit, në fokus ka qenë Gjermania.
“E kam zgjedhur këtë degë se më pëlqen por edhe sepse është një mundësi e mirë për të ikur jashtë. Kur të mbaroj do iki jashtë, në Gjermani, ka kushte të mira dhe paga të larta”, shprehet një prej të sapo diplomuarve.
“Është dega që kam pëlqyer gjithmonë por edhe jashtë është një degë që vlerësohet mjaft mirë. Mendoj të largohem në Gjermani. Pagat kjo është gjëja kryesore”, deklaron një tjetër.
Ervis Alushi pedagoge, këshilltare akademike pranë fakultetit të Shëndetit publik në Vlorë thotë se programet në këtë fakultet janë programe që ju atashohen vendeve ku ata shkojnë pra kanë lehtësira.
“S’kemi një zyrë statistikore për studentët që shkojnë jashtë apo në Gjermani e cila duket se është duke thithur pjesën më të madhe të studentëve që mbarojnë pranë fakultetit tonë por nga numri i studentëve që tërheqin programet pranë sekretarive tona e cila tregon sa prej tyre kërkojnë që të largohen, për këtë vit kanë qenë 130 studentë që nuk janë të vitit të shkuar por edhe ata ndër vite”, thotë pedagogia.
Edhe këtë vit akademik fakulteti i Shëndetit Publik është i vetmi në Universitetin “Ismail Qemali” ku kuotat janë plotësuar qysh në fazë e parë ndërsa 5-vjeçari i fundit ka shtuar numrin e studentëve që largohen sidomos drejt Gjermanisë thotë sekretarja e fakultetit, më parë kërkesat e studentëve për të tërhequr programet kanë qenë në një numër relativisht të ulët .
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta